20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Hodhi molotov para bashkisë/ Lirohet 39-vjeçari Bledar Krasniqi

Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia Bledar Krasniqin, të riun që u arrestua pas protestës që u mbajt përballë bashkisë së Tiranës.

Krasniqi u arrestua pasi akuzohet se hodhi molotov në drejtim të punonjësve të policisë, ndërsa gjykata caktoi masën e detyrimit për tu paraqitur në prokurori.

Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga ABC News, Bledar Krasniqi ka qenë i maskuar, ndërsa disa simpatizantë të opozitës e mbulojnë me flamujt e Partisë Demokratike për të mos u identifikuar teksa hedh shishet me molotov. Përveç shisheve me molotov, Bledar Krasniqi është personi që u vuri edhe flakën gomave përpara bashkisë.

 

Ndërkohë policia procedoi penalisht edhe 6 mbështetës të tjerë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit