22.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Grubi kërkon fitore 30:0 për Frontin Evropian

Zv/kryeministri Artan Grubi, ka kërkuar fitore prej 30:0 për Frontin Evropian, duke shtuar se vetëm kjo fitore mund t’i bijnë në mend drejtuesit e VMRO-DPMNE-së.
“Ftoj të gjithë votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që qëndruan në shtëpi, të mos e lejojnë servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë, shërbimin që e bëjnë 5 persona ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike.
Me 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4i thuhet JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre si humbës masiv me 40.000 vota diferencë, SI DHE DO TË SILLET VMRO PARA AKTIT TË KRYER PARA SHQIPTARËVE DHE ALI AHMETIT.
I madh e i vogël, burrë e grua, fshat e qytet, të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet!
NUK KA VOTA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!”, ka shkruar Grub

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit