20.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Gjorgjievski: Nëse bëhem kryetar i qytetit të Shkupit, për 72 orë do ta zgjidhë problemin me mbeturinat

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, orce Gjorgjievski premton se nëse bëhet kryetar i Qytetit, për 72 orë do ta zgjidhë problemin me mbeturinat komunale në Shkup.

GJorgjievski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se në pastrimin e qytetit do të ndihmojnë shërbimet e qytetit, kompanitë me përgjegjësi shoqërore, ndërkaq do të përfshihen edhe qytetarët sepse në periudhën e kaluar ka marrë oferta të shumta për t’u përfshirë në pastrimin e qytetit.

“Kur kemi pushtet të shurdhërtë qytetit, kur kemi pushtet jofunksional të qytetit përballemi me atë në të gjitha komuant me resurset tona aq sa mund të punojmë vetëm që të arrijmë kushte më të mira për qytetarët tanë. Këtu do të ndihmojnë edhe shërbimet e qytetit dhe komuant, dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore dhe shkupjanët sepse gjatë periudhës së kaluar kam numër të madh të ofertave për të ndihmuar”, tha Gjorgjievski.

Ai theksoi se gjatë periudhës ës kaluar në Komunën Kisella Vodë, ku ende është kryetar aktual ai, po hiqen kontejnerët nga lokacionet e tyre dhe lihet nga një kontejner me qëllim që të shkaktohet dëm.

Edhe kandidatja për kryetare të Komunës Kisella Vodë nga VMRO-DPMNE, Beti Stamenkovska-Trajkovska premtoi se problemi do të zgjidhet shpejtë pas zgjehdjeve lokale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit