Lideri i Alternativës Afrim Gashi ka shkruar në FB se sot janë bërë dy vite nga themelimi i partisë.
“Sot janë bërë dy vjet që nga Kongresi i Parë i Alternativës. Aty i vendosëm shtyllat themelore ideologjike, politike dhe programore, mbi të cilat e kemi ndërtuar veprimtarinë tonë politike.
Gjatë kësaj rruge përfituam shumë aleatë e miq, sikundër që pati të tillë që u lodhën dhe e braktisën rrugën.
Sidoqoftë, ky përvjetor na gjen në pozitë jashtëzakonisht të favorshme, kur e kremtojmë rotacionin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Vazhdojmë të punojmë mbi këto parime edhe më fuqishëm dhe me vendosmëri edhe më të madhe”, ka shkruar lideri i Alternativës, Afrim Gashi në rrjetet sociale/Ora24.tv