Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut gabimisht ka arrestuar një person në Çair si sulmues ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, raporton SllobodenPeça, përcjell Portalb.mk.
Personi i parë i arrestuar është S.L., i cili me vendimin e fundit do të jetë në paraburgim edhe 30 ditë, ndërsa personi i dytë i arrestuar është liruar.
Personi i dytë u lirua, ndërsa janë anuluar të gjitha masat që janë marrë ndaj tij, pasi Arsovskanuk e njihte si person që e e ka sulmuar ose e ka kërcënuar.
Ndryshe, sulmuesi i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, S.L., sot (18 korrik) mori padi nga Prokuroria për kryerjen e dhunës së rëndë ndaj saj një javë më parë. Së bashku me akuzën, është paraqitur edhe propozimi i Prokurorit Publik për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, u sulmua fizikisht më 11 korrik rreth mesditës në Çair të Shkupit, pranë “rrugës së plastikave”. Ndaj sulmit të saj ka reaguar edhe Komiteti i Helsinkit dhe Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje.
Arsovska së fundmi ka qenë në “gjueti të ndërtimeve pa leje” në Komunën e Çairit, duke i dokumentuar ato dhe duke i publikuar në profilin e saj në Facebook përmes video-mesazheve. Ajo madje ka kërkuar ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar.





