18.8 C
Skopje
Sunday, October 5, 2025

Fushata e MASH-it “Magjia është në dituri”: T’ia kthejmë shkëlqimin dhe dinjitetin profesionit të mësimdhënësit

Me fillim të fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë thelbësore të diturisë dhe rolit të pazëvendësueshëm të mësimdhënësve në shoqëri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shënoi 5 Tetorin – Ditën botërore të mësuesve. Fushata e titulluar “Magjia është në dituri” filloi me dy panel-diskutime tematike kushtuar qasjes institucionale drejt arsimit, statusit të mësimdhënësve, sfidave dhe nevojave të tyre, si dhe mënyrës në të cilën shoqëria i vlerëson përkushtimin dhe ndikimin e tyre.

Siç informoi MASH, në prani të qindra përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe mësimdhënës, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përfaqësuesja e UNICEF-it në Maqedoni, Lesli Miler, dekanja e Fakultetit pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup dhe kryetarja e Lidhjes së punonjësve arsimorë të Maqedonisë së Veriut, Lidija Nikollovska-Georgievska, dërguan porosi se “mu mësimdhënësit janë heronj të kohës sonë, ata nuk mbajnë pelerina, por çdo ditë, me dashuri, durim dhe përkushtim e krijojnë magjinë e vërtetë – e bartin dritën e diturisë tek të rinjtë”.

Duka ua uruar festën të gjithë punonjësve të arsimit, thekson MASH në kumtesë, ministrja janevska i porositi se janë me rëndësi të jashtëzakonshme në formimin  e së ardhmes së fëmijëve tanë dhe të shtetit dhe “mu për këtë arsye institucionet së bashku me organizatat partnere përpiqen ta përmirësojnë statusin e tyre shoqëror dhe ekonomik dhe t’ia kthejnë dinjitetin profesion it të mësimdhënësit”.

Theksoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë me përkushtim komunitetin e mësimdhënësve dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e tyre, si dhe përparim të sistemit arsimor në vend.

Në kuadër të ngjarjes së parë të fushatës “Magjia është në dituri”, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Lidhja e punonjësve të arsimit të Maqedonisë së Veriut i ndanë edhe mirënjohjet “Punëtor i përkushtuar i vitit” për vitin shkollor 2024/2025 të cialt, siç u cek, paraqesin akt të mirënjohjes publike, por edhe simbol të angazhimit më të gjerë për ndërtim të shoqërisë e cila aktivisht e mbështetë dhe vlerëson rolin e edukatorëve, mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionistë.

“Krahas porosive që përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale do të ndahen për rëndësinë e mësimdhënësve dhe diturisë që e bartin, në kuadër të fushatës do të realizohen edhe disa tubime profesionale, panel-diskutime dhe punëtori përmes të cilave MASH-i do të arrijë tek secili nxënës, prind dhe mësimdhënës, ndërkaq të gjithë së bashku do t’ia kthejmë shkëlqimin dhe dinjitetin profesionit më të rëndësishëm”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit