Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se rritja e çmimeve të energjisë dhe derivatet e naftës ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, si vezët, mishi, qumështi, frutat dhe perimet. Ai theksoi se qytetarët po përballen me vështirësi për furnizimin e familjeve të tyre dhe se masa direkte për ndihmë nuk janë zbatuar nga qeveria aktuale.
Filipçe përmendi se vendet e rajonit kanë zbatuar masa të drejtpërdrejta për qytetarët më të rrezikuar dhe se gjatë krizave të mëparshme, LSDM kishte ofruar mbështetje për pensionistët, familjet me të ardhura të ulëta, studentët dhe personat me nevoja të veçanta. Ai propozoi zbritje të TVSH-së dhe akcizës për produktet bazë dhe paketë mbështetje për kategoritë më të rrezikuara.
Sipas tij, deficiti buxhetor aktual ka arritur 5,1%, duke tejkaluar parashikimin fillestar prej 3,5%, dhe kjo sipas tij tregon mungesë kapaciteti menaxhues nga qeveria në përballimin e krizave ekonomike.



