10.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Drogë me tonelata, kanabis i mbjellë deri në tavan, katër rastet e mëdha në gjykatë

Përgjatë vitit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vijuar me proceset gjyqësore në rastet e njohura si, 400 kilogramë kokainë në mish të ngrirë të ardhur nga Brazili.

Po ashtu, rastin me 180 kilogramë kokainë të transportuar nëpër shtetet e Evropës, rastin me mbjelljen e 2 mijë e 58 bimëve kanabis sativa të rritura në çatinë e mullirit të fshatit Shirokë të Suharekës si dhe rastin ndaj Naser Kelmendit, i njohur si “bossi i drogës”.

Gjykimi në rastin e 400 kilogramëve drogë të ardhur nga Brazili

Për këtë rast, aktakuza ishte ngritur më 14 nëntor 2022 nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ku për krim të organizuar, shitblerje të narkotikëve, pengim i të provuarit apo i procedurës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje, po akuzohen Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Të akuzuarit Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina pasi kishin arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë për veprën penale “Pengim i të provuarit apo i procedurës zyrtare” më 22 dhjetor 2022 ishin shpallur fajtorë, duke u dënuar me 13 muaj burgim.

Lidhur me këtë rast, procesi gjyqësor ka vazhduar edhe gjatë vitit 2023, me dëgjimin e dëshmitarëve dhe administrimin e provave materiale për të akuzuarit Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi. Gjykimi i këtij rasti është duke vazhduar.

Në aktakuzë thuhet se, Izet Sheqiri në cilësi të pronarit të kompanisë “MC FOOD” ishte organizatori dhe udhëheqësi i grupit kriminal, me ç’rast kishte arritur që në bashkëpunim me të akuzuarit e tjerë të shfrytëzojë biznesin e tij që kishte primare transportimin e “mishit të bardhë” nga Brazili përmes Spanjës, Italisë dhe Shqipërisë të sillte 400 kilogramë drogë të llojit kokainë.

Gjykimi i rastit të 180 kilogramëve kokainë

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 2 maj 2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj Bashkim Kolshit, duke e ngarkuar për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Sipas aktit akuzues, Kolshi në bashkëpunim me Gunta Zunda, Sokol Krasniqi, Ervin Pelinku, Milenko Knezeviq dhe persona të tjerë të dënuar apo të akuzuar në Danimarkë për këto vepra penale, kishte arritur të transportonte kokainën nga shtetet e tjera për në Kopenhagë të Danimarkës.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit