Sot në Shkup u mbajt Maratona e 21-të e Wizz Air-it. Për herë të parë, institucioni i Kuvendit mori pjesë si ekip i organizuar, me një mesazh të fuqishëm për afërsinë me qytetarët dhe frymën ekipore, nën moton: „Kuvendi për qytetarët – vrapojmë së bashku“.
64 deputetë dhe nëpunës të Kuvendit morën pjesë në disa disiplina: gjysmëmaratonë, stafetë dhe garën 5 kilometërshe, me qëllim të promovimit të zakoneve të shëndetshme, solidaritetit dhe hapjes institucionale ndaj qytetarëve.
Pjesëmarrja në Maratonë është pjesë e Planit për përmirësim dhe masave të CAF-it, të cilat po zbatohen me sukses në Kuvend që nga shtatori i vitit 2025, në kuadër të Programës për Mbështetje Parlamentare (PMP).
Në stafetë, Kuvendi u përfaqësua nga 2 ekipe, ndërsa në gjysmëmaratonë vrapuan 6 përfaqësues. Në garën 5 kilometërshe morën pjesë 50 përfaqësues të Kuvendit.
Deputetët dhe nëpunësit me krenari përcollën mesazhin se Kuvendi është një institucion i afërt me qytetarët, që vrapon bashkë me ta – si në sport, ashtu edhe në zhvillimin e shoqërisë.
Në thelb, kjo pjesëmarrje nuk ishte vetëm një aktivitet sportiv – por një mesazh simbolik për transparencë, bashkëpunim dhe qasje njerëzore në punën e Kuvendit.