Botë

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Libani!

Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga...

Hezbollahu lëshon breshëri raketash në drejtim të Izraelit, Biden shpreson që Irani të tërhiqet nga kërcënimet hakmarrëse

Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se shpreson që Irani të tërhiqet nga kërcënimet...

Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë

Ankaraja ka qenë kritike ndaj shtypjes që Pekini i bëri minoritetit kryesisht mysliman të...

Vera e vitit 2024 shënoi rikthimin e pushimeve të “minutës së fundit”

Në mes të verës bie në sy një trend: rezervimet e minutës së fundit...

Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve F-16

Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për operacione brenda vendit, tha të...

Izraeli përgatitet për luftë në të gjitha frontet

Përshkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Mesme po e bën zgjerimin e një konflikti...

147 arrestime për një natë nga protestat në Angli

Që nga nata e së shtunës, policia ka bërë 147 arrestime në të gjithë...

VIDEO/ Stuhi shkatërruese në Kili, raportohet për viktima, dëmtohen qindra ndërtesa

Një stuhi e fortë ka goditur Kilin, duke shkaktuar dëme të mëdha në të...

Autoritetet holandeze paralajmërojnë qytetarët: Kujdes nga ujqërit

Autoritetet në Holandë kanë paralajmëruar qytetarët për ujqërit pasi iu afruan fëmijëve dy herë...

Tekste mësimore falas për gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e...

Vanesa Lika, artiste e re, por me potencial të madh në Zvicër

Vanesa Lika tashmë është emri më i ri i suksesit në fushën e pikturimit në shtetin zviceran dhe në mbarë shqiptarinë. Që në shikim të parë Vanesa përçon pozitivitet me buzëqeshjen e saj, ndërkohë që në pikturat e saj gërsheton ngjyrat më të bukura, duke dhuruar profesionalizëm. Ajo çfarë e shquan më shumë atë, është mjeshtria e portretizimit të femrave shqiptare me veshje kombëtare.   Pozitiviteti, energjia e punës dhe ambiciet për jetën, janë tri shtyllat kryesore për Vanesen dhe asnjëherë nuk i ndali përpjekjet duke punuar për ëndrrat e saj. Ajo ka lindur në Gjenevë, rrjedh nga një familje shqiptare, prindërit e së cilës janë me prejardhje nga Kaçaniku. “Kam përfunduar shkollën fillore këtu në Gjenevë, tani jam studente në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetine Gjenevës. Përveç kësaj, jam edhe anëtare e kryesisë së Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, me të cilët organizojmë evente të ndryshme për të promovuar kulturën shqiptare”, tregon ajo. Vanesa, ekskluzivisht për revistën albinfo.ch, ka rrëfyer jetën e saj, arritjet, profesionin, në veçanti pikturimin. “Unë kam lindur në Zvicër, por prindërit e mi më kanë folur shqip në shtëpi. Prandaj, kur fillova shkollën në Gjenevë, nuk dija të flisja frëngjisht. Natyrisht, jam rritur me kulturën shqiptare dhe kam ndier dallimin me shoqërinë time zvicerane në disa raste, por kjo nuk më ka penguar shumë. Komuniteti shqiptar këtu në Gjenevë dhe në Zvicër në përgjithësi është i madh, kështu që nuk kam ndier shumë mall për Kosovën apo Shqipërinë. Gjithashtu, gjithmonë kam qenë shumë e mirëpritur në shoqërinë zvicerane”. E pyetur nga revista rreth rrugëtimit të saj kundrejt pikturimit, se si lindi dëshira dhe ideja që ajo të praktikojë këtë fushë që është sa e ndjeshme, aq edhe e bukur, Vanesa u shpreh: “Gjithmonë kam pëlqyer të vizatoj që kur isha e vogël. Ishte një nga aktivitetet e mia të preferuara në shkollë. Në gjimnaz vendosa të zgjedh artet vizuale si opsion specifik, në këtë mënyrë munda të provoja teknika të ndryshme dhe të interesohesha më shumë për historinë e artit. Paralelisht u interesova më shumë për kulturën time të origjinës dhe zhvillova një pasion për elementët tanë folklorikë. Kur fillova të pikturoja më seriozisht, ishte e natyrshme të fokusohem te elementët tradicionalë për pikturat e mia gjithashtu. Është një mënyrë për mua që të shpreh veten dhe të ruaj lidhjen me origjinën time”. Duke qenë se pikturimi është një profesion dhe në të njëjtën kohë më shumë ndjenjë, Vanesa tregon se fillimisht pikturimin e praktikonte për kënaqësinë e saj personale, të bukurën për veten e saj dhe ishte më shumë se një hobi. “Gradualisht pashë që njerëzit përreth meje interesoheshin për atë që bëja dhe fillova të pikturoj gjithashtu për të tjerët. Është diçka që më pasionon dhe që më qetëson. Nëse kjo mund të bëhet një profesion për mua, do të ishte ideale”, tregon ajo.   Ekspozita e parë kushtuar kulturës dhe traditave shqiptare Vanesa para pak ditësh ka hapur një ekspozitë me punimet saj në Zvicër,...

Çdo vit, 70,000 tonë rroba riciklohen në Zvicër

Mësohet se çdo vit 70,000 tonë rroba duhet të riciklohen në Zvicër, 92 milionë tonë në gjithë botën, transmeton albinfo.ch.  Vetëm 20% ripërdoren. Ndërkohë, hapësirat e hapura po bëhen më të zhurmshme. Startup-i zviceran TexUp adreson të dyja problemet në të njëjtën kohë.  /Albinfo.ch