12.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Azizi: Në qeverinë tonë s’ka vend për BDI-në e kriminalizuar!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e përfshirjes së BDI-së në Qeveri që qarkulluan pas votimit të ligjit për riorganizimin e ministrive, të propozuar nga shumica.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Azizi tha se qeveria e re do të përbehet nga VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i dhe partia “ZNAM”, të cilat prej disa javësh kanë harmonizuar platformat dhe kanë hartuar planin qeverisës.

“Kjo qeveri do të jetë vërtetë qeveri e ndryshimeve të mëdha dhe e kthimit të shpresës tek qytetarët. BDI para se të reformohet, të jap llogari për të gjithë ato të bëra, krimin, korrupsionin, vjedhjet dhe hajninë që e ka bërë nuk ka vend që të jetë pjesë e kësaj qeverie që don të punojë me duar të pastra me nder dhe përkushtim për ta kthyer besueshmërinë tek qytetarët”, tha mes tjerash Azizi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit