Kumanovë, 8 shkurt – Ndërmarrja Publike “Tregu” në qytetin e Kumanovës po bën përgatijet e fundit për hapjen dhe fillimin me punë të tregut për shit-blerjen e makinave.
Suat Zejnullahu, ushtrues detyre i postit të Drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, thekson se, meqë tregu i kafshëve nuk po funksionon, atëherë u detryruam që të gjejmë zgjidhje tjetër, për ta zhvilluar edhe mëtutje ndërmarrjen tonë.
“Duke e patur parasyshë se komuna e Kumanovës është një ndër komunat më të mëdha me një popullsi prej rreth 90 mijë banorë, ku gravitojnë edhe disa komuna rurale sic janë Likova, Kratova, Rankovci, Nagorici, por duke e patur parasysh edhe afërsinë e kryeqytetit, mos pasja e një auto-tregu, kurse interesi është i madh për shitblerje të veturave, pastaj edhe gurbetcarët i kemi me bollëk, interesi i madh për shitblerjen e veturave i kahmotshëm. Hulumtimet që i bëmë nëpërmes kontakteve me ata që merren me shitblerjen e veturave, morrëm një përgjigje positive pasiqë do të ket benifite financiare, por edhe që parashofim se nuk na e rëndon gjendjen ekonomike”, theksoi për TVM2, Suat Zejnullahu, U.d. Drejtor i N.P.”Tregu” Kumanovë.
Zejnullahu për programin tonë bën të ditur edhe lokacionin në të cilin do të hapet ky auto-treg, lokacion ky tashmë i njohur për qytetarët e rajonit të Kumanovës, ai gjithashtu thotë se përpos automjeteve ky treg është i hapur për shitjen e të gjitha mjeteve transportuese por edhe për shitjen e pjesëve të ndryshme për automjete.
“Ne e posedojmë tregun i cili gjendet në Kojnare, resurset njerzore i kemi, për atë arsye menduam të shkojmë në atë hap, të hapim auto-tregun dhe sigurisht se nuk do të jet vetëm për vetura por do të shiten pjesë për vetura, motora, skutera, trotinet elektrik e kështu me rradhë”, theksoi për TVM2, Suat Zejnullahu, U.d. Drejtor i N.P.”Tregu” Kumanovë.
Ndryshe numri i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Tregu” arrin në 42, dhe i ndarë në dy sektorë, sektori administrative si dhe sektori i tregut apo i financave dhe pagesave. Tregu qëndror ka gjithësej 600 tezga, nga të cilat 402 janë të dhëna me kontratë.



