Vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar për keqpërdorim të detyrës publike.
BBC raporton se vetura policie janë parë te shtëpia e tij qysh në mnëgjes, e se kjo është hera e parë që ish-princi, i cili është përballur me një numër pretendimet për lidhje me Jeffrey Epstein, është arrestuar.
Andrew vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë ndaj tij.
Policia ka konfirmuar se ai është dërguar në mbajtje.
“Si pjesë e hetimit, sot kemi arrestuar një person mbi dyshimet për keqpërdorim detyre dhe po kryejmë kontrolle në adresat në Berkshire dhe Norfolk”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Para publikimit të dokumenteve kundër Epsteinit, Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles III, humbi titujt, nderimet dhe rezidencën e financuar nga taksapaguesit.



