19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Arba Kokalari sërish fiton mandatin e eurodeputetes

Arba Kokalari, politikania me origjinë shqiptare në Suedi u zgjodh për të dytën herë eurodeputete në Parlamentin Evropian, përcjell INA.

Fitoren e ka shpallur Arba dhe partia e saj “Moderata”.

37 vjeçarja  nën programin e partisë “Moderata”, arriti që për të dytën herë të hyj në PE,  por që është  e para shqiptare që ulet në këtë parlament. Partia e saj arriti që edhe në këto zgjedhje të siguroj 4 eurodeputetë.

Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është mbesa e disidentes shqiptare Musine Kokalarit, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë, por që u përndjek, u dënua dhe u internua rëndë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës,e që vdiq dy vite para lindjes së Arbës, përcjell INA.

Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me familjen emigruan drejt Suedisë. Politikania shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Partia Moderata është pjesë e grupit politik të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i cili sërish doli fitues dhe është grupi më i madh dhe më i vjetër politik në Parlamentin Evropian. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit