Angellov mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit: Jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherazi kryetar i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, ka shprehur qëndrime pro-amerikane lidhur me situatën në Lindjen e Mesme, duke i mbështetur sulmet amerikane ndaj Iran.

Angelov theksoi se, sipas këndvështrimit të tij, regjimi iranian është i ashpër ndaj qytetarëve të vet dhe ka siguruar sasi të konsiderueshme raketash, si dhe ka bërë përgatitje të avancuara për armatim bërthamor.

“Imagjinoni kur një pushtet i tillë si ai iranian do të kishte në dispozicion armë bërthamore? Cila do të ishte siguria e botës? E justifikoj plotësisht sulmin e Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Izraelin, ndërsa koha do të tregojë se çfarë posedon Irani nga armatimi. Deri më tani jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit – këtë e dëshmon edhe fakti që goditën një ishull 4000 kilometra larg me raketa me rreze të gjatë”, deklaroi Angellov në TV24.

Sipas tij, situata në Lindjen e Mesme kërkon kuptim të motiveve të SHBA-së dhe Izraelit, si dhe një qasje serioze ndaj sigurisë globale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit