Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sëbashku me kryeministrin Talat Xhaferin ishin të ftuar dje për Iftar tek presidenti i ardhshëm shqiptar Bujar Osmani, ku Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh falenderime dhe kënaqësi që u mirëprit nga familja e Bujar Osmanit.
Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Talat Xhaferi të bënim iftar në vatrën familjare të kandidatit për President të parë shqiptar, Bujar Osmani.
Mikëpritja është virtyti ynë më i lartë fetar dhe kombëtar, le ta kultivojmë në përditshmëri.
Sofrat e iftarit qofshin çaste të bashkimit rreth vlerave, thellimit të respektit e harmonisë familjare dhe ndërnjerëzore.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët!
