Zv/kryetari i Tetovës, Albi Qamili, tha se brenda këtij mandati do të zgjidhen problemet e infrastrukturës bazë në Tetovë dhe do të flasim për zhvillim, arsim, sport e kulturë.
Ai tha se paralelisht me rregullimin e rrugëve dhe çështjeve të tjera të infrastrukturës bazë, në Tetovë po ndërtohen stadiume, shkolla, pishina e salla sporti.
“Për herë të parë po ndërtohen dy shkolla të mesme në Tetovë, po ndërtohen dy pishina, salla sporti dhe shumë e shumë projekte tjera. Prioritet mbi prioritetet është përfundimi i Stadiumit të Shkëndijës, besoj deri në gjysmën e mandatit, një stadium me standarde evropiane ku përfundimisht do të luhen ndeshjet evropiane të Shkëndijës”, tha Qamili.
Qamili theksoi se Tetova mund të jetë komuna e vetme ku është punuar më shumë pas zgjedhjeve sesa në fushatë.



