Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në brifingun e sotëm me gazetarët, tha se Artan Grubi nuk është arratisur, por sipas tij, “ai pas kalimit të kufirit, është futur në Listën e zezë nga institucionet përkatëse”.
“Nuk eshte arratisur… pasi e ka kaluar kufirin, është futur ne Listë të zezë. Dua proces transpret, jo selektiv. Kjo eshte arsyja qe kerkojmë veting”, deklaroi zoti Ali Ahmeti.





