12.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Cili vend mban rekordin për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë, 37 metra të gjatë?

Dordoleci mund të jetë shkrirë, por rekordi ende qëndron.

Banorët e Bethelit, në Maine të SHBA-së, kanë qenë mbajtës të rekordit botëror për dordolecin më të madh të ndërtuar ndonjëherë për rreth 25 vjet.

Aktualisht, sipas Guinness, dordoleci më i madh u përfundua më 26 shkurt 2008.

Dhe banorëve të Bethelit iu deshën një muaj për ta përfunduar, përcjell Telegrafi.

Kur dordoleci përfundoi, ishte 37 metra i gjatë.

Kamionë të mëdhenj bartnin borën, ndërsa vinçat e ngrenin atë në majë të veprës.

Edhe pse dordoleci është shkrirë që atëherë, titulli ende qëndron në Bethel

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit