17.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Një dekadë pa Riza Llukën, zërin e fuqishëm të veprimtarisë shqiptare

Sot bëhet një dekadë nga vdekja e veprimtarit të njohur të çështjes kombëtare dhe humanistit, Riza Lluka.

Njeri i guximshëm, që i qëndroi besnik idealeve të veta deri në frymën e fundit, për të cilat do të kujtohet gjithmonë.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, familjarët, kolegët dhe dashamirësit e kujtojnë për njeriun e ndjeshëm dhe të përkushtuar që Riza Lluka përfaqësonte.

Por cila ishte veprimtaria e tij?

I lindur në vitin 1943 në një familje tregtare të Pejës, Riza Lluka, qysh në rininë e tij të hershme kishte filluar t’i ngjizej ndjenja patriotike e bashkëdyzuar më një dashuri të madhe për arsimin, e cila më vonë kishte bërë që Lluka të ishte një personalitet që nuk hoqi dorë nga ëndrra dhe angazhimi për ditët e mira të shqiptarëve, përmes angazhimit të tij si politik dhe intelektual.

Delegat i Kuvendit të Kosovës, nga viti 1982 deri më 1990, anëtar dhe kryetar i Këshillit për urbanizëm dhe punë komunale në ish-Dhomën e Punës së Bashkuar të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të institucioneve paralele, por atëherë si anëtar i Partisë Parlamentare (1992-1998), ishin disa prej angazhimeve të Riza Llukës që e bën atë njërin prej personaliteteve me ndikim dhe kontribut në çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Por, në kohën kur çdo veprim kundër ish – sistemit konsiderohej rrezik edhe për eliminim fizik, Lluka tregoi një rezistencë të pashoqe politike kundër aneksimit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit