30.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Petrovska nënshkroi marrëveshje për furnizim të pjesëve për aeroplanë nga Çekia

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori çek Jarosllav Ludva sot në Ministri nënshkruan Marrëveshje kornizë me të cilën për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike zgjidhen sfidat me furnizim me kohë të pjesëve rezervë, korrigjim të pjesëve dhe furnizim me material shpenzues për nevojat e helikopterëve transportues Mi-8/17, helikopterët Bel 206 dhe aeroplanët Zlin 242L.

Nga MM njoftuan se Marrëveshja kornizë është në vlerë prej pesë milionë euro, ndërsa marrëveshja është aktive gjatë pesë viteve të ardhshme, gjegjësisht deri në vendosjen në përdorim të platformave të reja të helikopterëve të cilat janë planifikuar për furnizim në bazë të Planit për modernizim të Armatës.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes, e përgatitur sipas parimit Qeveri me Qeveri që i përjashton të gjitha mundësitë për çfarëdo lloj korrupsioni në këtë proces, ministrja Petrovska ka theksuar se kjo ditë është një nga ditët më të ndritshme për aviacionin ushtarak të Maqedonisë së Veriut duke pasur parasysh se ajo mundëson dërgesë me kohë dhe të shpejtë të çfarëdo lloj pjesëve të nevojshme për funksionalitet të plotë të aeroplanëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit