520 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Bern të Zvicrës. 120 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Kopenhagen të Danimarkës. 60 tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në Tel Aviv të Izraelit”, thuhet në njoftim.

Për herë të parë, mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë do të kenë edhe Nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”.

Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I dhe II fizik dhe digjital, është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga MAS, Shqipëri, dhe MASHTI, Kosovë.

Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme falas online në faqen zyrtare të saj: www.qbd.gov.al.