Vetëm brenda 24 orëve, në buletinin policor në territorin e Shkupit janë evidentuar katër raste tëndaradhune, ku janë përfshirë të mitur. Incidentet kanë ndodhur në ambientet e një shkolle, nënjë palestërsportive dhe në vende publike.
Sulme në një shkollë fillore në Aerodrom dhe në një palestër sportive në Ilinden
Në një shkollë fillore në territorin e komunës së Aerodromit, dy të mitur kanë sulmuar fizikishtnjëbashkëmoshatar të tyre, ndërsa një i mitur i tretë ka filmuar të gjithë sulmin me telefon celular.
Në një rast tjetër, në zhveshtoren e një palestre sportive në Ilinden, dy vajza të mitura kanë sulmuarfizikishtnjë vajzë 12-vjeçare. Rastin në polici e ka denoncuar babai i saj.
Gjithashtu, në territorin e Aerodromit është raportuar edhe një përleshje fizike mes një 18-vjeçari dhenjë14-vjeçari, e cila ka ndodhur për shkak të marrëdhënieve të mëparshme të tensionuara mes tyre.
Grabitje në Parkun e Qytetit: Arrestohen tre të dyshuar
Incidenti më serioz gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur në Parkun e Qytetit në Shkup.
Sipas denoncimit, një 18-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë, duke i kërcënuar me një send prej druri, u kanëgrabiturkatër të miturve, ndërsa dy prej tyre i kanë sulmuar edhe fizikisht.
Tre të dyshuarit për grabitjen tashmë janë arrestuar, ndërsa policia po punon intensivisht për zbardhjeneplotë të të katër rasteve. Pas përfundimit të procedurave, ndaj personave të përfshirë do tëngritenkallëzimet përkatëse.








