NDALIME TË REJA NË KOMUNIKACION – Kamionët të ndaluar në Strazhë, Gjavato dhe në dy akse të tjera rrugore

Advertisement

Janë mbyllur për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese rrugët Mavrovë – Dibër, Strazhë,KrivaPallankë – Deve Bair dhe Manastir – Resnjë.

29 nëntor 2026, ora 09:08

Për shkak të reshjeve të borës dhe kushteve dimërore në rrugë, janë vendosur ndalesa për qarkullimineautomjeteve të rënda transportuese në disa akse rrugore në vend, njofton Lidhja AutomotoeMaqedonisë (LAMM).

Ndalimi për automjetet e rënda transportuese është në fuqi:

  • Nga ora 18:00, në aksin rrugor Mavrovë – Dibër dhe në qafën malore Strazhë.

  • Nga ora 22:15, në rrugën magjistrale Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair.

  • Nga ora 00:20, në aksin rrugor A3 Manastir – Resnjë, përmes qafës malore Gjavato.

Nga ana tjetër, komunikacioni është normalizuar në disa segmente rrugore. Nga ora 07:30 e datës29nëntor është hequr ndalimi për automjetet e rënda transportuese në aksin Resnjë – Ohër, përmesqafësmalore Bukovë, i cili është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve.

Gjithashtu, nga ora 07:00 është normalizuar komunikacioni në rrugën magjistrale A3, në segmentinDellçevë– vendkalimi kufitar Dellçevë, ku qarkullimi zhvillohet pa pengesa.

Sipas LAMM-së, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë me lagështi. Reshje borekanë pjesët më të larta të vendit, ndërsa në zonat më të ulëta reshjet janë me intensitet më të dobët.

Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitarengaana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u bëjnë apel shoferëve që ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikënrrugoredhe të drejtojnë automjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginalumenjshdhe gryka, ku ekziston rreziku nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve.

Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore:

  • Katllanovë – Veles

  • Mavrovë – Dibër – Strugë

  • Vinicë – Berovë

  • Koçan – Dellçevë

Nga 15 nëntori deri më 15 mars 2027 është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërorenëautomjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit.

Ndërkohë, që nga 17 nëntori, aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut Kombëtar të Galiçicës, ështëimbyllur për qarkullimin e të gjitha llojeve të automjeteve, në përputhje me regjimin sezonaltë komunikacionit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit