Zjarr në një ndërtesë në Ohër, 8 të lënduar

Advertisement

Tetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital pas një zjarri që shpërtheu sot në një ndërtesë në rrugën “Goce Dellçev” në Ohër. Për shkak të zjarrit, banorët e ndërtesës janë evakuuar, ndërsa policia ka arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se e ka shkaktuar zjarrin.

Siç njoftojnë nga SPB-ja e Ohrit, bëhet fjalë për personin me inicialet C.N. (55), nga Ohri.

Pas denoncimit, në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë, pjesëtarë të Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Ohër dhe ekipe mjekësore. Me këtë rast është realizuar evakuimi i disa banorëve të ndërtesës.

Tetë persona, të cilët kishin pësuar lëndime dhe kishin vështirësi në frymëmarrje, janë transportuar me automjete të Ndihmës së Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit.

Në koordinim me shërbimet e tjera, SPB-ja e Ohrit po ndërmerr masa shtesë për mbështetjen e banorëve dhe qetësimin e situatës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj C.N. do të parashtrohet kallëzim penal për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit