Zekolli Shaqiri -Kurti: Rruga Tetovë-Prizren e rëndësishme dhe me prioritet për të dyja vendet

Advertisement

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Dimal Basha ku u diskutuan projektet infrastrukturore mes dy vende e me theks të veçantë rruga Tetovë-Prizren.

Mbështetja e vazhdueshme e kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, për projektet infrastrukturore që lidhin Maqedoninë e Veriut me Kosovën është një shtysë e rëndësishme për avancimin e tyre, përfshirë edhe rrugën Tetovë-Prizren.

Në kuadër të vizitës në Prishtinë, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, z.Dimal Basha, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku diskutuam më konkretisht për ecurinë e këtij projekti dhe hapat e ardhshëm drejt realizimit të tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit