Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nesër, më 22 nëntor, do të marrin pjesë në promovimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktiviteti do të mbahet të dielën, duke filluar nga ora 10:00.
Sistemi “One Stop Shop” synon integrimin e kontrolleve kufitare, me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave të kalimit kufitar mes dy vendeve.Ora24.tv








