16 Nëntori, Dita Botërore e Tolerancës

Advertisement

16 nëntor shënon Ditën Botërore të Tolerancës, një datë e cila fton qytetarët dhe institucionet të reflektojnë  mbi rëndësinë e mirëkuptimit, dialogut dhe pranimit të diversitetit kulturor e shoqëror.

 

Kjo ditë e ka zanafillën në vitin 1995, kur u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB), me qëllimin e qartë që institucionet arsimore dhe publiku i gjerë ta vlerësojnë tolerancën si një element themelor të kohezionit dhe paqes në shoqëri.

 

Sipas Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën të OKB-së, toleranca është respektimi, pranimi dhe vlerësimi i larmisë së pasur të kulturave të botës sonë, si dhe pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshme për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, dhe kanë të drejtë të jetojnë në paqe e të jenë ashtu siç janë”.

 

Në kuadër të kësaj dite, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) thekson se 16 nëntori paraqet një mundësi të rëndësishme që çdo qytetar të angazhohet për një shoqëri tolerante dhe pa dhunë, ku respektohen liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit