Siljanovska-Davkova takon ambasadorët e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Advertisement

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi një takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin me ambasadorët Irena Andraši (Kroaci), Joannis Vrailas (Greqi), Balint Odor (Hungari), Vincenzo Celeste (Itali), Juraj Nociar (Sllovaki) dhe Vladimir Bertl (Çeki), presidentja i falënderoi për mbështetjen e tyre.

Siljanovska-Davkova theksoi se, pavarësisht bllokadës në procesin e anëtarësimit, niveli i konsiderueshëm i harmonizimit të legjislacionit të vendit me të drejtën e Bashkimit Evropian, si dhe harmonizimi 100 për qind me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dëshmojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj procesit të integrimit evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit