Kush dëshiron ta “përpijë” në heshtje godinën e Eurostandard Bank në qendër të Shkupit?!
Emisionit investigativ KOD, i transmetuar në Televizionin Telma, përmes një storje ka zbuluar momente të reja skandaloze se si dhe kush kërkon të marrë godinën e bankës “Eurostandard” në rrethana tejet të dyshimta.
Rikujtojmë se “Eurostandard banka” bankrotoi në gusht të vitit 2020 dhe është shpallur në falimentim.
Por, disa muaj më pas, Prokuroria hapi hetim kundër pronarit Trifun Kostovski dhe udhëheqësve të bankës. Pas shpalljes së falimentimit, banka duhej t’u paguante kreditorëve 107 milion euro. Pronat e bankës janë vlerësuar afër 140 milion euro. Megjithatë, gati 55 milionë euro janë vlerësuar si kërkesa problematike, apo kredi pa mbulesë që vështirë se do të mund të paguhen.
Tentativa e parë për shitjen e godinës dështoi në shtator të vitit 2022. Kompania “Panteleon GS” në ankandin publik ofroi 7 milion euro për godinën. Por Fondi, nuk e pranoj ofertën.
Në dhjetor të vitit 2022, u mbajtë licitimi i dytë i kompanisë ndërsa “Panteleon GS” ishte i vetmi ofrues, i cili ofron 5 milionë euro për bankën.
Fondi e refuzoi edhe këtë ofertë. Para licitimit të tretë, shtëpia revizore ndërkombëtare bëri një vlerësim të ri të godinës. Vlera e godinës para licitimit të tretë, sipas një vlerësimi ndërkombëtar, është 5.3 milionë euro.
Në licitimin e tretë, sërish e njëjta kompani dha ofertën më të mirë. Këtë herë 5.4 milionë euro.
Që nga ai moment procedura e shitjes së godinës kthehet në një kaos total ku nuk respektohet vullneti i kreditorëve, shkilen ligjet, ndërsa gjykata si dhe Fondi për sigurimin e depozitave, në mënyrë të pashpjegueshme, ndryshojnë vendimet e tyre të marrë më parë.
1) Në mbledhjen e kreditorëve ku në rend dite duhet të vendoset për pranimin e ofertës për shitjen e objektit të mbajtur më 31.08.2023, administratori i falimentimit Marinko Sazdovski kërkon shtyrjen e saj. Si shkak i vonesës ai shprehet se disa kreditorë minoritarë kanë bërë kërkesë për anulimin e vlerësimit të godinës. Ky arsyetim i administratorit të falimentimit është pak i çuditshëm, pasi në kërkesën e paraqitur të këtyre kreditorëve, si shkelje e procedurës, vlerësimi nuk përmendet askund. Sepse e njëjta vlen edhe kur bëhet oferta që është në përputhje me ligjin e falimentimit.
2) Pavarësisht këtij manipulimi (shkelje) të ligjit, Gjyqtari i Falimentimit shtyn mbledhjen dhe cakton mbledhje të re për datën 15.09.2023 me të vetmen pikë të rendit të ditës “Votimi i propozimit të dhënë nga administratori i falimentimit për anulimin e vlerësimit”.
3) Kreditorët në mbledhjen e datës 15.09.2023 me 90% të votave rrëzojnë vlerësimin nga ana e administratorit të falimentimit për anulimin e vlerësimit. Pas një vendimi të tillë, në vendngjarje hyn gjyqtarja e falimentimit, e cila në vend të thirjes për votim për shitjen e godinës, merr vendim kundër 90% të kreditorëve, pra pranon propozimin e administratorit të falimentimit për anulimin e vlerësimit.
4) Ky vendim i Gjykatës së shkallës