FFM sqarohet lidhur me kartonin e kuq të Todorov të Shkëndijës Haraçinë

Advertisement

Në ndeshjen e sotme të javës së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë ndërmjet skuadrave të Shkëndijës së Haraçinës dhe FC Struga Trim Lum, në minutën e 24-të të ndeshjes ndodhi një situatë kyçe, e ku ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e VAR.

Konkretisht, sulmuesi me numrin 9 i FC Struga Trim Lum, Agamah u pengua në mënyrë të palejuar dhe josportive, me faull përmes tërheqjes dhe mbajtjes, të vazhdonte aksionin kur topi iu pasua nga bashkëlojtari i tij, në një situatë në të cilën ai kishte një mundësi të dukshme për të shënuar gol pa pengesë.

Nëse sulmuesi nuk do të ishte penguar me faull të dukshëm, ai do të arrinte i pari te topi dhe do të fitonte një avantazh të qartë ndaj mbrojtësit me numrin 3 të ekipit vendas, i cili tashmë nuk kishte mundësi të luante me topin, ishte vonuar në mbrojtje dhe më pas, duke bërë faull me të dyja duart, e tërheq dhe e mban sulmuesin kundërshtar, duke e penguar të shfrytëzojë një mundësi të dukshme për të shënuar.

Arbitri kryesor, pavarësisht ndërhyrjes së palejuar të dukshme, fillimisht nuk reagoi dhe lejoi që loja të vazhdonte. Kjo bëri që arbitrët që ndodheshin në dhomën e VAR-it, të reagojnë rreth kësaj situate, pas së cilës ndërhynë në mënyrë të drejtë dhe rekomanduan rishikimin e pamjeve në fushë (OFR) për një goditje dënimi të mundshme si dhe ndëshkimin e lojtarit me karton të kuq të drejtpërdrejtë për pengimin e një mundësie të dukshme për shënim goli(DOGSO).

Pas rishikimit të VAR, arbitri kryesor Vlatko Ilijoski e ndryshoi vendimin e tij fillestar, duke treguar në pikën e bardhë dhe njëherit karton të kuq të drejtpërdrejtë për mbrojtësin e Shkëndijës së Haraçinës.

Në këtë situatë, nga FFM, thonë se Protokolli i VAR-it u respektua plotësisht dhe kriteret e Rregullave të Lojës së Futbollit për faull për goditje dënimi dhe për pengimin e një mundësie të dukshme për shënim u zbatuan saktë.

Kjo situatë konfirmon edhe një herë tjetër rëndësinë e teknologjisë VAR si mjet për situatat kyçe në të cilat është bërë një gabim i qartë dhe i dukshëm, me qëllimin e vetëm për të siguruar vendime më të drejta në fushën e lojës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit