Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se kartelet e drogës kanë ndikim dominues në Meksikë, duke pretenduar se ato e kontrollojnë vendin. Ai tha se këtë qëndrim ia ka shprehur drejtpërdrejt edhe presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum, për të cilën u shpreh me fjalë pozitive.
“Kartelet e drogës e drejtojnë Meksikën. Këtë ia them presidentes së Meksikës. Ajo është një grua e mrekullueshme, por kartelet e drogës e drejtojnë Meksikën”, deklaroi 80-vjeçari.
Deklarata e liderit amerikan rikthen në vëmendje tensionet rreth luftës kundër narkotikëve dhe rolit të organizatave kriminale në Meksikë. Trafikimi i drogës, veçanërisht drejt Shteteve të Bashkuara, si dhe dhuna e lidhur me kartelet, kanë qenë prej kohësh çështje të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.








