​Policia gjen granata, armë e mbi 2 mijë fishekë në Zubin Potok

Advertisement

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

Sipas Policisë, operacioni është realizuar sot në veri të vendit pas informacioneve të pranuara nga qytetarët. Zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut kanë pranuar informacione se në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale, transmeton KosovaPress.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë kryer kontrolle në lokacionet e dyshuara.

Në rastin e parë, në fshatin Parucë të Zubin Potokut, policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, përkatësisht një shtallë për ushqimin e bagëtive. Aty janë gjetur dhe konfiskuar 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat kanë tërhequr mjetet shpërthyese në mënyrë të kontrolluar.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të ndajnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Informacionet mund të raportohen në numrin emergjent 192.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit