Gold AG me dedikim emocional për nënën: Lotët që t’i shkaktova, u bëfshin ujë i Xhenetit

Advertisement

Reperi shqiptar Gold AG ka ndarë një fotografi me nënën e tij, të shoqëruar me disa vargje emocionuese, përmes të cilave shpreh mirënjohje dhe kërkon falje për lotët që ajo ka derdhur për shkak të gabimeve të tij.
“Për çdo lot që t’ka piku
Shkaku i gabimeve t’mija
T’u boftë ujë i xhenetit
Të shpërbleftë nanë Perëndia ❤️”, ka shkruar Gold AG.
Dedikimi i tij përcjell një mesazh të fuqishëm për dashurinë, sakrificën dhe faljen e nënës, duke vënë në pah lidhjen e veçantë mes nënës dhe birit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit