Bizneset e Ballkanit dhe ato të Turqisë mblidhen në Tiranë, Ibrahimaj: Sipërmarrësit turq të kalojnë nga tregtia te investimet në Shqipëri

Advertisement

Tirana është kthyer këtë të premte në kryeqendrën e bisedimeve mes biznesve nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Në forumin e Biznesit Ballkanik, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Forumin e Biznesit Ballkanik, u diskutua mbi krijimin e lidhjeve të reja tregtare dhe nxitjen e investimeve në rajon.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se bashkimi i kapaciteteve dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese mund t’i bëjnë vendet e rajonit më tërheqëse për investitorët dhe të krijojnë hapësira të reja për tregti.

“Ne, në Ballkanin Perëndimor, jemi ekonomi të vogla dhe vetëm duke bashkëpunuar, duke investuar bashkërisht dhe duke shfrytëzuar kapacitetet tona aty ku secili ka avantazhe konkurruese, mund të përthithim më shumë investime dhe të nxisim tregtinë”, u shpreh Ibrahimaj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit