Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski sot informoi se automjetet e specializuara për NP “Higjiena komunale” tashmë u janë dorëzuar qytetit dhe në ditët në vijim, pas përfundimit të procedurave juridike, do të dalin në terren.
Gjorgjievski në rrjetet sociale paralajmëroi se deri në fund të javës pritet të arrijë edhe dërgesa e aprë prej gjithsej 3.300 kontejnerëve të rinj, furnizimi më i madh deri më tani.
“Shkruajmë kapitull të ri në higjienën! Qyteti i pastër do të thotë shëndet, dinjitet dhe jetë më e mirë për të gjithë. Prandaj, secili prej nesh ka përgjegjësi ta ruajë. Puna jonë le të jetë nxitje për kujdes më të madh, ndërsa pçdo rrugë e pastër obligim i tillë le të mbetë!, theksoi ai.
Kryetari i Qytetit shtoi se Shkupi tejet gjatë ka humbur për shkak të, siç vlerësoi, papërgjegjësisë dhe mungesës së përditësimit të autoriteteve të qytetit dhe porositi se kësaj i vihet fundi me vepra dhe investime konkrete në infrastrukturën komunale.
“Shkupi gjatë kohë humbi për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së përditësimeve nga të kaluarit. Asaj lënie pas dore ia vemë fundin me punë dhe vepra konkrete! Me vullnet të fuqishëm, punë të mundimshme dhe përgjegjësi të përbashkët, Shkupi sërish di të jetë qytet krenarie!”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.






