Anhedonia – kur gjërat që dikur të sillnin kënaqësi, papritur nuk të bëjnë më të ndihesh mirë

Advertisement

.
Të shikosh filmin e preferuar, të dëgjosh muzikë, të dalësh me miqtë apo të shijosh një ushqim që të pëlqen, por të mos ndjesh më asnjë emocion të veçantë. Kjo mund të jetë një shenjë e anhedonisë.
Anhedonia përkufizohet si humbje ose ulje e aftësisë për të përjetuar kënaqësi. Ajo mund të shfaqet gradualisht dhe shpesh shoqërohet me mungesë motivimi, izolim social dhe ndjesinë e boshllëkut emocional.
Ekspertët e lidhin shpesh anhedoninë me depresionin, por ajo mund të shfaqet edhe në kuadër të ankthit, stresit të zgjatur, traumave apo gjendjeve të tjera psikologjike.
Nëse kjo gjendje zgjat për një periudhë më të gjatë dhe ndikon në jetën e përditshme, marrëdhëniet apo punën, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë profesionale.
Ndonjëherë problemi nuk është se nuk ke më gjëra për të shijuar, por se truri nuk po arrin t’i përjetojë ato si më parë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit