Kandidati i koalicionit AKI për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka zhvilluar mbrëm takime me qytetarë në Tenovë.
Sipas Jahijit, gjatë takimeve në lokalet e zonës janë diskutuar shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.
„Zhvillimi i Bërvenicës nis nga dëgjimi i qytetarëve dhe zgjidhja e problemeve konkrete“, ka shkruar Jahiji në një publikim në rrjetet sociale.
Ai ka theksuar se synimi është një komunë me më shumë mundësi për të gjithë dhe zhvillim të barabartë të fshatrave.
Në fund të publikimit, Jahiji ka përdorur sloganet: „Bashkë për Tenovën!“ dhe „Bashkë për Bërvenicën!“






