AUV: 560 kontrolle të jashtëzakonshme në objektet për prodhim të akullores dhe akullit

Advertisement

Gjatë 560 kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) në objektet për prodhim të akulloreve dhe akullit, si dhe në objektet gastronomike të cilat vetë prodhojnë dhe lëshojnë në qarkullim produkte të këtilla për nevoja të veta janë dhënë 140 vendime për parregullsi të konstatuara. Janë shqiptuar edhe 45 gjoba në vlerë të prëgjithshme prej 19 430 eurove në kundërvlerë të denarit, ndërkaq si të pasigurt janë asgjësuar në mënyrë të padëmshme 202 litra/kilogramë akullore dhe akull.

“Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), në pajtim me dispozitat nga Ligji për siguri të ushqimit, nga fillimi i korrikut deri në fund të gushtit kryen kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në objektet për prodhim të akullores dhe akullit, si dhe në objekte gastronomike të cilat vetë prodhojnë dhe lëshojnë në prodhim për nevoja të veta. Në dy muaj u realizuan gjithsej 560 mbikëqyrje inspektuese tek kjo kategori e operatorëve, për çka janë dhënë 140 vendime për parregullsi të konstatuara”, informojnë nga AUV.

Sipas AUV-së, me kontrollet e kryera u konstatua se 17 operatorë nuk ishin të regjistruara si opratorë me ushqim në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, ndërsa 64 nga operatorët nuk kanë bërë analiza të akullores/akullit. Tek 20 AUV ka konstatuar shënim joadekuat të prodhimeve, ndërsa tre prej tyre janë furnizuar me akull nga furnizuesi i paregjistruar.

Me kontrollet, tek 10 operatorë janë hasur persona të punësuar të cilët nuk kishin kontrolle të detyrueshme shëndetësore. Kushte të pamjaftueshme higjienike dhe teknike janë konstatuar tek pesë nga objektet e kontrolluara, ndërsa 19 operatorë nuk kishin procedura të vendosura të Praktikës së mirë prodhuese dhe Praktikës së mirë higjienike, si dhe procedura për pastrim të aparateve për prodhim të akullit.

Kushte të pamjaftueshme teknike dhe higjienike ka pasur në 5 objekte, ndërsa shkresa për ndjekje nuk kishin 4 nga operatorët. Tek një operator u konstatua se nuk ka kryer masa të detyrueshme për dezinfektim, dezinsektim dhe derratizim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit