Izet Mexhiti, ka uruar popullin turk me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.
Mexhiti ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup me rastin e kësaj feste kombëtare.
Ai theksoi se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë janë të ndërtuara mbi miqësi dhe respekt të ndërsjellë, duke shprehur dëshirën që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet edhe më tej.
“Urime popullit turk për këtë ditë të rëndësishme kombëtare. Marrëdhëniet mes vendeve tona janë ndërtuar mbi miqësi dhe respekt të ndërsjellë, dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë të thellohet edhe më tej”, ka shkruar Mexhiti.






