Moti sot

Advertisement

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa zona do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë.

Gjatë javës së re të punës pritet të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me mundësi për paqëndrueshmëri të dobët lokale gjatë orëve të pasdites.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit