Një stuhi e fuqishme ka përfshirë dje Kumanovën, e shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu.
Sipas raportimeve të para, moti i lig ka shkaktuar dëme në disa pjesë të qytetit. Ende nuk ka informacione të detajuara për përmasat e dëmeve, ndërsa ekipet në terren pritet të vlerësojnë situatën.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kushteve të paqëndrueshme të motit.






