13 shoferë arrestohen në 24 orët e fundit, tetë prej tyre pa patentë

Advertisement

Trembëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit për shkak të shkeljeve të rënda në komunikacion, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, tetë prej tyre janë kapur duke drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Katër raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa nga një në Kumanovë, Tetovë, rajonin e Likovës dhe Kërçovë.

Në Kavadar, policia ka ndaluar një shofer që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa në Veles është arrestuar një person që kishte drejtuar automjetin pavarësisht masës së ndalimit.

Ndërkohë, në dy raste të tjera, policia ka ndaluar një shtetas të Turqisë dhe një shtetas të Ukrainës, të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi dyfish mbi kufirin e lejuar. Njëri është ndaluar në autostradën A1, pranë Demir Kapisë, ndërsa tjetri në autostradën Shkup–Veles.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur kanë masë ndalimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit