Mustafa Dauti në Turqi, diskutime për forcimin e bashkëpunimit doganor dhe ekonomik

Advertisement

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, gjatë vizitës në qytetin e Inegolit në Turqi, është pritur nga kryetari i komunës, Alper Taban, si dhe nga zyrtarë të doganave.

Dauti e ka vlerësuar Inegolin si një qendër të rëndësishme industriale, ku operojnë më shumë se 3 mijë fabrika dhe kompani prodhuese. Sipas tij, një pjesë e këtyre kompanive bashkëpunojnë me biznese nga Maqedonia e Veriut, ndërsa ka mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Gjatë vizitës, Dauti ka zhvilluar takim edhe me zyrtarë të doganave, me të cilët ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit doganor mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin e përvojave.

“Gjatë vizitës takova edhe zyrtarë të doganave, me të cilët diskutuam për forcimin e bashkëpunimit doganor mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, lehtësimin e procedurave dhe shkëmbimin e përvojave”, ka shkruar Dauti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të tjera politike.

Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional mes dy vendeve, me fokus të veçantë në fushën e doganave dhe lehtësimin e qarkullimit tregtar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit