Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit, në zonën e Fierzës.
Sipas Policisë së Shtetit, i riu, me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, ndodhej në liqen së bashku me disa shokë dhe dyshohet se është mbytur teksa po lahej.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.






