Sektori i Inspektoratit i Komunës së Karposhit, në bashkëpunim me operatorin kolektiv “Green Road”, sot zhvilloi një aksion për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe të braktisura nga hapësirat publike në territorin e komunës.
Aksioni u zhvillua në zonën e Bashkësisë Vendore “Vlado Tasevski”, ku u larguan disa automjete të braktisura me targa, për të cilat më herët ishte zhvilluar procedurë inspektuese.
Nga Komuna e Karposhit thonë se qëllimi i aksionit është lirimi i hapësirave publike dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor.
Komuna u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbajtjen e Karposhit më të pastër.






