Mucunski në Izrael: Maqedonia e Veriut dhe Izraeli synojnë thellimin e bashkëpunimit

Advertisement

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, gjatë vizitës së punës në Izrael u takua me homologun e tij izraelit, Gideon Saar.

Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, mbrojtjen, sigurinë kibernetike, shëndetësinë, bujqësinë dhe turizmin.

Mucunski bëri të ditur se gjatë vizitës janë nënshkruar edhe dy dokumente dypalëshe në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe për konsultime ekonomike.

Ai vlerësoi gjithashtu solidaritetin dhe mbështetjen e Izraelit pas tragjedisë në Koçan, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë përmes projekteve konkrete dhe lidhjeve më të fuqishme ekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit