I jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu, varroset në Bubavec

Advertisement

Policit të Kosovës, Altin Kryeziu, po i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Bubavec.

Në ceremoninë mortore po marrin pjesë familjarë, miq, kolegë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të shumtë. Në mesin e të pranishmëve janë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, kryetari i komunës dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Kryeziu po përcillet për në banesën e fundit tetë ditë pasi humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë kryerjes së detyrës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit