Drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimeve” në Strugë, Jovanço Meçkaroski, ka publikuar raportin gjashtëmujor për periudhën 1 janar – 30 qershor 2026, duke evidentuar përmirësim të disa treguesve financiarë të ndërmarrjes.
Sipas të dhënave të publikuara, të ardhurat janë rritur për 5.901.324 denarë, ndërsa humbja është ulur për 2.815.000 denarë.
Gjithashtu, të ardhurat nga shërbimet e kryera janë rritur për 4.098.886 denarë.
Meçkaroski, përmes publikimit, ka paraqitur rezultatet e arritura nga ndërmarrja gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.






