Në Haraçinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e krahut të Rrugës 10, në gjatësi prej 448 metrash dhe me gjerësi prej 4.5 metrash.
Lajmin e ka bërë të ditur Daut Beqiri përmes një postimi, ku njoftoi se në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një urë e re, e cila pritet të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë për banorët e zonës.
Investimi kap vlerën prej rreth 5.9 milionë denarësh dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Transportit.
“Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge”, ka shkruar Beqiri.






